Edona Llalloshi ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, këngën “Bota Jem”, e cila vjen e shoqëruar me një videoklip që po konsiderohet si një nga më inovativët në industrinë muzikore shqiptare.
I realizuar nga EMFcreative, videoklipi shënon një standard të ri në prodhimin vizual në Kosovë dhe më gjerë, shkruan Indeksonline.
Me pamje kinematografike, efekte speciale mbresëlënëse dhe realizim teknik të klasit botëror, ky projekt sjell një frymë të re në skenën muzikore vendore.
Ky nuk është thjesht një videoklip – është një hap gjigand drejt një epoke të re në industrinë e produksionit vizual në Kosovë. “Bota Jem” jo vetëm që dëshmon për talentin dhe përkushtimin e Edonës, por edhe për potencialin e madh që muzika dhe produksioni vendor ka për të arritur nivele ndërkombëtare.