No menu items!

Punëtorët e KMP ‘’Pastrimi’’ sërish nesër ia zënë derën Komunës së Prishtinës

Punëtorët e Kompanisë ‘’Pastrimi’’ gjatë ditës së nesërme do të protesojnë sërish para Komunës së Prishtinës.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media para pak minutave.

‘’Përmes këtij njoftimi ju informojmë se më 22 maj 2025, duke filluar nga ora 07:00, do të organizohet një tubim paqësor – grevë publike, nga punëtorët e KRM “Pastrimi”, përpara ndërtesës së Komunës së Prishtinës.Qëllimi i grevës është shprehja e pakënaqësisë dhe kërkesës për zgjidhje emergjente ndaj situatës së rëndë financiare ku është futur ndërmarrja jonë, si pasojë e mosshlyerjes së obligimeve financiare nga Komuna’’ thuhet në njoftim.

Ata kanë bërë të ditur edhe lidhur me formatin e protestës së nesërme

Formati i tubimit:

• Pjesëmarrës: rreth 300 punëtorë dhe të punësuar të KRM “Pastrimi”;

• Vendndodhja: përreth objektit të Komunës së Prishtinës, me qëndrim të vazhdueshëm;

• Do të përdoren rreth 20 kamionë, të cilët do të parkohen në mënyrë të rregullt dhe pa bllokuar rrugët emergjente;

• Greva do të jetë paqësore, pa ndërhyrje në veprimtarinë e organeve publike, dhe në koordinim me autoritetet policore./Indeksonline

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.