No menu items!

Këta janë të arrestuarit në operacionin e mëngjesit nga Policia – Dyshohet për nxitje të përçarjes dhe propagandë terroriste

Një operacion i suksesshëm i Policisë së Kosovës është realizuar sot (22 maj 2025) në orët e hershme të mëngjesit, nën drejtimin e Drejtorisë Kundër Terrorizmit dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Burime të sigurta të Sinjalit konfirmojnë se të arrestuarit në këtë operacion janë: Muhamet Musliu dhe Alban Bibaj.

Operacioni policor ka përfshirë dy raste të ndara, me bastisje në Fushë Kosovë dhe Malishevë, ku janë realizuar tri kontrolle të vendbanimeve dhe janë arrestuar dy persona të dyshuar.

Sipas njoftimit zyrtar, të dyshuarit ngarkohen me veprat penale: “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, si dhe “Shpërndarja e propagandës dhe ideologjisë për organizata terroriste”, përmes rrjeteve sociale.

Të gjitha veprimet hetimore janë kryer në koordinim të plotë me organet e drejtësisë, ndërsa priten masa të mëtejshme në vijim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.