Sara Gjordeni ka qenë një nga emrat më të zëshëm në edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania.
Ajo ishte shumë e komentuar për dinamikat brenda e po ashtu edhe për raportin me Bardhin.
Modelja shqiptare së fundmi i është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve në rrjete sociale.
Një prej tyre kishte të bënte me atë nëse ka pasur ndonjëherë ankth apo probleme të tilla.
A të ka ndodhur të kesh ankth dhe simptoma si probleme me frymëmarrje?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.
“Vetëm javën e fundit në Big Brother më ka ndodhur nga dallaveret dhe padrejtësitë që u bëra shumë keq çdo ditë që kalonte”, u shpreh ajo.
Tutje tha: “Unë jam njeri shumë i drejtë por më dënon impulsiviteti”.
Sido që të jetë, ajo tani është e martuar me këngëtarin Bardhi dhe kanë bashkë një vajzë.