No menu items!

Për të 20-në herë në tentativë të konsitutimit të Kuvendit

Deputetët e Kosovës për të 20-në herë do të mblidhen sot për konstituimin e Kuvendit.

Tashmë që çdo 48 orë po mbahen seancat, ndërkaq procesi ka mbetur në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të këmbëngul në Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, ndërkaq partitë tjera PDK, LDK e AAK thonë se nuk është figurë unifikuese dhe nuk do të votojnë për të.

Po në Kuvend, kryesuesi Avni Dehari që disa herë po e vë në votim themelimin e një Komisioni që do të mundësonte votim të fshehtë, por as ky propozim nuk po kalon në mungesë të kuorumit.

Por, a pritet të ketë sot lëvizje pozitive në drejtim të konstituimit të Kuvendit?

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, të enjten ka deklaruar se Kosova është në prag të krijimit të një shumice të re parlamentare, e cila do të mundësonte zhbllokimin e situatës aktuale politike.

Duke folur për zhvillimet e fundit, Limaj theksoi se partia e tij është e gatshme të japë kontributin maksimal në këtë proces.

“Shumica formohet para se të shkohet në Kuvend e në votim”, tha Limaj, duke lënë të kuptohet se ekzistojnë lëvizje të rëndësishme politike prapa skenës.

Ai u shpreh optimist se “Kosova do ta ketë së shpejti shumicën parlamentare”, duke shtuar se ky është hapi i domosdoshëm për të dalë nga ngërçi institucional.

“Sigurojë se së shpejti do të ketë shumicë. Kur bisedoni, ka një kod të komunikimit, nuk mundesh me thane po ose jo. Duhet më gjerësisht, kërkoj mirëkuptim. Do ta keni krejt ku jemi. Ajo që mund të sigurojë është se Nisma do të jep kontribut për të tejkaluar krizën”, tha ai. /Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.