No menu items!

Vasfije Krasniqi diagnostikohet me tumor

Aktivistja dhe e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman, ka njoftuar se është diagnostikuar me tumor.

Përmes një njoftimi në Facebook, ajo ka treguar se së fundmi është diagnostikuar me një tumor në një pjesë të zorrëve dhe se të hënën iu nënshtrua një operacioni për ta hequr atë pjesë. Qëndrimi në spital, sipas saj, ishte më i gjatë dhe më i vështirë sesa ishte parashikuar.

Jam e lehtësuar që po shërohem në shtëpi tani”,  shkruan Krasniqi Goodman, duke shtuar se raporti i patologjisë ka konfirmuar që tumori ishte beninj.

Ajo ka falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë gjatë kësaj periudhe të ndjeshme.

Mesazhet, telefonatat dhe vizitat e tua të mira kishin shumë vlerë për mua gjatë kësaj kohe”,  është shprehur ajo./

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.