Ka dështuar për të 20-n herë me radhë konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Partitë opozitare dhe kësaj radhe kanë kundërshtuar votimin e fshehtë.
Fillimisht, grupet parlamentare refuzuan të propozojnë emrat për formimin e një komisioni për votim të fshehtë.
Sikurse dhe në seancat e kaluara, edhe këtë herë kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, kërkoi formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar.
Propozimi nuk i mori votat e mjaftueshme dhe seanca u ndërpre për të vazhduar më 25 maj nga ora 11:00.
Ndryshe, 53 deputetë votuan pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim./Raporto24