No menu items!

Çitaku: Kosova po mbahet peng nga kryeneçësia e Kurtit, PDK e gatshme të hapë rrugë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e fajësuar Albin Kurtin për situatën e bllokuar politike, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një deklaratë për media, Çitaku tha se vendi ka humbur 103 ditë pa institucione funksionale dhe pa trajtuar problemet reale të qytetarëve. Ajo theksoi se PDK mbetet konstruktive dhe e gatshme të kontribuojë për zgjidhje.

“103 ditë të humbura për Kosovën, 103 ditë pa i adresuar hallet e qytetarëve. PDK vazhdon të jetë konstruktive. Ne jemi të gatshëm çdo moment që të hapim rrugë, kemi ofruar alternativat tona. Mirëpo, Kosova po mbahet peng e kryeneçësisë së Albin Kurtit”, deklaroi Çitaku.

Ajo bëri thirrje për reflektim nga të gjitha palët politike në mënyrë që vendi të mund të ecë përpara dhe të tejkalohet ngërçi institucional.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.