Koalicioni për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, që përfaqëson 34 organizata joqeveritare në Kosovë, ka ngritur alarmin për situatën alarmante të fëmijëve në vend si pasojë e mosfunksionimit të Kuvendit të Kosovës. Përmes një aktiviteti simbolik, KOMF kërkon nga deputetët përgjegjësi të menjëhershme për garantimin e të drejtave të fëmijëve.
Kush janë KOMF dhe qëllimi i aktivitetit?
KOMF, i themeluar në vitin 2011, përfaqëson 34 OJQ që angazhohen në mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë. Aktiviteti i fundit ka pasur për qëllim të nxisë reflektim nga deputetët rreth pasojave që sjell mungesa e Kuvendit funksional për fëmijët e vendit.
Çka po ndodh si pasojë e kësaj bllokade?
Politikat sociale dhe shëndetësore për fëmijët kanë stagnuar. Projektligje kyçe nuk janë miratuar, si ai për ndihmën sociale, shëndetësinë, dhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Mungon mbikëqyrja dhe llogaridhënia institucionale. Financimi për shërbimet sociale është në krizë, duke rrezikuar funksionimin e qendrave për punë sociale dhe organizatave joqeveritare.
Të dhëna shqetësuese:
72% e fëmijëve përjetojnë dhunë brenda familjes. Vetëm 10% e fëmijëve me aftësi të kufizuara marrin shërbime cilësore. Rënia e moshës së përdorimit të drogës nga 18 në 16 vjeç. Kosova në vendin e 76 nga 80 në testin PISA. 2,175 fëmijë në konflikt me ligjin gjatë vitit 2023,shkruan Raporto24
Kërkesat e KOMF:
Të konstituohet urgjentisht Kuvendi. Të miratohen projektligjet e domosdoshme. Të rritet llogaridhënia institucionale për mbrojtjen e fëmijëve. Deputetët të marrin përgjegjësinë e tyre kushtetuese.
Citimi kryesor i fushatës:
“Karriget tuaja nuk vlejnë më shumë se jeta dhe mirëqenia e fëmijëve”/Raporto24/