Pas publikimit të një videoje shqetësuese nga Raporto24, ku shihej një autobus duke lëvizur në kah të kundërt në rrugën magjistrale Prishtinë–Podujevë, në afërsi të fshatit Besi, Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime të menjëhershme për identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësit.
Pamjet e publikuara shkaktuan reagime të shumta në opinion, për shkak të rrezikut të lartë që paraqiste kjo sjellje për pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion. Sipas Policisë së Kosovës, pas verifikimit të videos dhe identifikimit të drejtuesit të autobusit, është shqiptuar gjoba në përputhje me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, si dhe është plotësuar fletëparaqitja për procedura të mëtejshme ligjore.
Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe ka ritheksuar se sjelljet e tilla të papërgjegjshme nuk do të tolerohen. “Garantimi i sigurisë në rrugë mbetet prioritet i lartë për institucionet tona,” thuhet në njoftim.
Po ashtu, autoritetet inkurajojnë qytetarët që të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut, përmes kanaleve të ofruara nga Policia e Kosovës.
📧 E-mail: [email protected]
📱 Aplikacioni: Lajmëro Policinë
📞 Tel: 192
🌐 Facebook: Kosovo Police
Link i lajmit të plotë nga Raporto24:
Kliko këtu për më shumë