No menu items!

Arrestohet në Vushtrri i kërkuari për vuajtjen e dënimit prej 3 vitesh e 3 muajsh burgim

Abuzimi me të drejtën, shmangia nga drejtësia apo moszbatimi i vendimeve gjyqësore janë fenomene që shpesh shfaqen në vendin tonë, por autoritetet ligjzbatuese po ndërmarrin veprime konkrete për të ekzekutuar urdhërarrestet e lëshuara nga gjykatat, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se më 23 maj 2025, rreth orës 21:30, në qytetin e Vushtrrisë, është arrestuar një person ndaj të cilit ishte lëshuar urdhëresë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Arben Gergjaliun, i cili është kapur nga Policia dhe është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, për të nisur vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej 3 vitesh e 3 muajsh.

Ekzekutimi i urdhëresës është bërë në bazë të vendimit të gjykatës, ndërsa autoritetet gjyqësore dhe policore kanë konfirmuar se i dënuari është tashmë në mbajtje.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.