Kylie Jenner ka nisur verën me një set fotografish joshëse në Turks dhe Caicos, ku u shfaq me një fustan të bardhë të ngushtë që nxirrte në pah format e saj.
Në pamje, ajo pozon para gjethesh palme nën diell, me flokë të lëshuar, grimin minimal dhe bizhuteri të shndritshme.
Kjo paraqitje vjen pas një jave të ngarkuar për yllin e “The Kardashians”, e cila u pa në Madison Square Garden në një ndeshje të Knicks, pranë të dashurit të saj, aktorit Timothee Chalamet, shkruan DailyMail
Çifti u shfaq të afërt dhe flirtues, duke tërhequr vëmendje të madhe nga mediet dhe fansat.
Marrëdhënia e tyre është bërë më publike dhe më serioze: pas debutimit të përbashkët në tapetin e kuq në Itali, burime pranë çiftit kanë thënë se ata “praktikisht po jetojnë bashkë” dhe se Timothee është bërë pjesë e përditshmërisë së Kylie-t.
Ajo ndihet e sigurt dhe e qetë me të – është një marrëdhënie ndryshe nga çdo tjetër që ka pasur më parë”, tha një burim për Us Weekly.
Kylie, e cila është nënë e dy fëmijëve me ish-partnerin Travis Scott, po shijon një periudhë të re në jetën e saj personale dhe profesionale.