No menu items!

Niset grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova

Grupi i parë i besimtarëve myslimanë nga Kosova është nisur sot nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” drejt Mekës për të kryer obligimin e haxhit.

Sipas njoftimit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), ky grup përbëhet nga 297 persona, të cilët vijnë nga komunat e Prishtinës dhe Fushë Kosovës. Ata janë nisur në orët e hershme të mëngjesit, ndërkohë që grupet e tjera pritet të udhëtojnë në ditët në vijim.

“Haxhiu më i ri për këtë vit është një 15-vjeçar nga Prishtina, kurse më e vjetra është një 84-vjeçare poashtu nga Prishtina”, thuhet në njoftim.

Nga Drejtoria për Haxh dhe Umre e Bashkësisë Islame të Kosovës thonë se gjithçka është duke shkuar mbarë ashtu siç është paraparë. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton se këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin do të udhëtojnë 1576 besimtarë”, është thënë tutje në njoftimin e BIK-ut.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.