No menu items!

Vjedhje veture në Shtime – “avullohet” pa gjurmë “Renault Trafic” nga oborri i shtëpisë

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Automjete të ndryshme po vidhen qoftë në parkingje apo hapësira tjera publike, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në qytetin e Shtimes, ku një qytetari i është vjedhur vetura nga oborri i shtëpisë së tij gjatë natës.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Policisë kanë bërë me dije se ankuesi, T.H., ka raportuar se vetura e tij e tipit “Renault Trafic”, me targa 05-522-EO, është zhdukur nga oborri i shtëpisë së tij në rrugën “De Rada”.

I njëjti, ka deklaruar se nuk ka informacion se kush mund ta ketë marrë.

Rasti është iniciuar si “Vjedhje e veturës”, ndërsa hetuesit janë duke punuar për të zbuluar vendndodhjen e mjetit dhe autorët e mundshëm.

Ky rast vjen në një kohë kur në gjithë vendin është shënuar rritje shqetësuese e rasteve të vjedhjeve dhe grabitjeve, duke përfshirë jo vetëm automjete, por edhe lokale afariste, shtëpi banimi dhe institucione publike.

Autoritetet kanë rritur praninë e njësive patrulluese dhe hetimore, por qytetarët kërkojnë masa më të ashpra dhe ndëshkime më efektive për të frenuar këtë valë kriminaliteti që po rrit ndjenjën e pasigurisë në mbarë vendin.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.