No menu items!

Dy të lënduar si pasojë e aksidentit te “Kroi i Mbretit”, policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur më herët në magjistralen Prishtinë-Pejë, më saktësisht në zonën e njohur si “Kroi i Mbretit”.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Krasniqi tha se për aksidentin në të cilin u përfshin tri vetura, u njoftuan rreth orës 16:15.

Dy persona pësuan lëndime, për të cilat edhe morën trajtim mjekësor.

“Rreth orës 16:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë). Sipas patrullës policore në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë marrë ndihmë mjekësore. Njësia policore është marrë me procedurat në vendngjarje” deklaroi Krasniqi./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.