Kush tha që Jozi nuk shkel më në Kosovë?
Pas gjithë zhurmës që u krijua rreth incidentit me Gjestin në shtëpinë e Big Brother VIP, ku Jozi i dha një shuplakë Gjestit, shumë fansa u shprehën të indinjuar dhe paralajmëruan se nuk do e lejonin të hynte në Kosovë.
Por, duket se koha ka zbutur gjërat. Hiç më larg se sot, Jozi është parë në Gjakovë, i ftuar special në një fejesë luksoze.
Pranë miqve të tij, Jozi përmes një postimi në InstaStory ka ndarë foto të pranisë së tij në Kosovë.