No menu items!

‘Më tha mami vdis’, ish-kunata e Afërdita Dreshajt me pretendime tronditëse

Stephanie, kunata e Afërdita Dreshajt, ka folur për herë të parë për kalvarin që ka përjetuar në jetën e saj personale.

Në një rrëfim tronditës për Prive by Liberta Spahiu, Stephanie pretendon se bashkëshorti i saj, Arbri, me të cilin ka dy fëmijë, e ka dërguar dy herë në spital psikiatrik duke e shpallur si “të sëmurë”.

Stephanie, e cila është në një proces divorci me Arbrin, mes lotësh, thekson se ka një vit pa i takuar fëmijët e saj.

Ajo thekson se gjatë kohës që Arbri i ka pasur fëmijët nën kujdes, ai ka ndikuar negativisht tek djali i tyre, aq sa një ditë i tha nënës së tij fjalët tronditëse: “Mami, vdis.”

E papunë, pa mbështetje financiare, ajo pretendon se është përballur me padrejtësi të shumta jo vetëm nga ai, por edhe nga familja Dreshaj.

Stephanie rrëfen gjerë e gjatë detaje të historisë së saj, mungesës së mbështetjes dhe betejës të heshtur për të rikthyer fëmijët në jetën e saj.

Ndiqeni në materialin më poshtë! /Prive By Liberta Spahiu

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.