Erion Rexhep Kurti, 20 vjeç, ka humbur jetën në mënyrë tragjike në vendin.
Ai jetonte në fshatin Krythë në Ulqin
Lamtumire Erion Rexhep Kurti
Me dhembje të thellë e me zemër të thyer mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të djalit të kolegut tonë të ndjerë Rexhepit dhe koleges sime të nderuar, motrës Eldinës.
Një djalë i ri, që sapo kishte filluar jetën, që u rrit pa praninë e babait – por me shumë dashuri e përkushtim nga nëna Sabahetja dhe vellai Eldini – humbi jetën në mënyrë tragjike në vendin e punës, në moshën më të bukur, vetëm 20 vjeç.
Ai ishte jo vetëm pjesë e një familjeje të dashur për ne, por edhe shok i afërt i djalit tim – një lidhje që e bën këtë humbje edhe më të rëndë dhe më personale për ne si familje.
Fjalët janë të pafuqishme për të lehtësuar këtë dhimbje të madhe. Në këto çaste të vështira, lutjet tona janë me Eldinën, me gjithë familjen dhe me të gjithë ata që e deshën dhe e njohën.
Zoti e pastë mëshiruar dhe e dhashtë prehje të përjetshme në xhenet. Ngushëllimet më të sinqerta dhe më të përzemërta për familjen dhe gjithë të afërmit.