No menu items!

Fatmir Limaj rizgjidhet kryetar i NISMËS Socialdemokrate

Sot, në Kuvendin Zgjedhor, Fatmir Limaj është rizgjedhur kryetar i NISMËS Socialdemokrate.

Në kuvendin zgjedhor morën pjesë 350 delegatë dhe Limaj u zgjodh me votim të hapur, pa asnjë votë kundër.

Limaj tha se do të punojnë fort për zgjedhjet lokale, derisa bëri thirrje që secili të angazhohet për Kosovë.

Ai theksoi gjithashtu idenë e forcimit të shtetit të Kosovës, për interesa nacionale, siç e kemi pasur vazhdimisht. Për të ofruar e gjetur zgjidhje, kompromise kur ka dallime, për të tejkaluar interesat partiake në shërbim të vendit. Do të vazhdoj të paraqes vizionin e partisë, përmes politikave të pjekura dhe shtetformuese që shohin më larg nga ajo që shihet më shumë.

Jemi ithtarë të hapjes së një dialogu social, qasja ndaj shtetit, punës, ligjit, familjes, edukimit, shëndetësisë, komunikimit të përbashkët”, tha ai./RTK/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.