Për një mjet shpërthyes po dyshohet tek ordinanca e gjinekologut Afrim Veliu në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.
Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se në vendngjarje ndodhen policia dhe njësia e deminimit.
Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se po ndërmerren veprimet e nevojshme për menaxhimin e situatës.
“Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po ndërmarrin veprimet e nevojshme për ta menaxhuar situatën”, tha Ahmeti.