Faton Peci pas intervistimit pesë orësh nga Njësia e Veçantë e Hetimeve në lidhje me kontratën e dyshimt 60-milionëshe për mbetjet shtazore, është liruar në Procedurë të rregullt.
Gazeta Nacionale ka mësuar me burimet e veta se ndaj Pecit nuk është shqiptuar ndonjë masë ndalimi, por rasti do të vazhdoj, ‘në procedurë të rregullt’.
Që nga orët e mëngjesit sot janë bastisën zyret e Ministria e Bujqësisë, Agjencia për Zhvillimit të Bujqësisë, Agjencia e Veterinarisë dhe kompaninë që e ka fituar tenderin ‘Funksionalizimi i objekteve për përpunimin e produkteve shtazore’.
Deri me tani kanë folur të gjitha institucionet të përfshira në këtë rast.
Vetëm ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Pecili, i cili e ka nënshkruar këtë kontratë, nuk e ka thënë ende asnjë fjalë, për media.
Madje, ministri në fjalë sot u është shmangur edhe gazetarëve.
Ndonëse Peci flet para gazetarëve për çdo përpjekje të deputetëve për konstituimin e Kuvendit, ai sot ka zgjedhur hyrjen dytësore të Kuvendit për t`u mos u përballur me gazetarët.
Ndryshe nga Peci, para gazetarëve ka folur Prokurori Admir Shala, duke dhënë detaje të reja në lidhje me bastisjes e sotme.
Ai ka bërë me dije se përveç ministrisë së Bujqësisë janë duke u bastisur edhe tri institucione tjera.
“Prokuroria Speciale ka filluar një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të Fabrikës për përpunimin e produkteve shtazore. Hetimi është duke u zhvilluar lidhur me dyshimet e dhënies me qira të kësaj fabrike. Jemi në fazën e hetimit, jemi duke zhvilluar bastisjen dhe kontrollet në bazë të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore të Prishtinës me kërkesë të Prokurorisë Speciale. Po ashtu me autorizimin tonë, policia me ne është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme me qëllim të zbardhjes së rastit konkret. Bastisjet janë duke u zhvilluar në katër lokacione: Ministri të Bujqësisë, Agjencia për Zhvillim Bujqësor, Agjencia e Veterinarisë dhe lokacioni i vetenerinarisë ë kompanisë përfituese”, ka deklaruar ai.