Ministrja në detyrë, njëherësh edhe kandidate për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu ka folur pas dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Ajo para mediave ka thënë se partitë opozitare me një inat irracional kanë vendosur që të mos marrin pjesë në votim.
Haxhiu gjithashtu foli edhe për kërkesën e AAK-së të cilën e kanë dërguar në Kushtetuese.
Sot bëhen tri javë prej kur AAK e ka dërguar këtë çështje në Kushtetuese. Ata e kanë kontestuar formimin e këtij komisioni. Uroj që Kushtetuesja të veproj në raport me rrethanat”.
E pyetur për deklaratat e deputetëve të cilën e kanë quajtur si “përçarëse”, ajo tha: “Mendoj që edhe Kurti ka fol mbi këtë çështje, ajo që dëshiroj të shtojë që siç e kam thënë në të kaluarën nuk i kuptoj ato deklarata që i ka bërë opozita, duke më quajtur përçarëse…asnjëherë nuk kam vepruar në kundërshtim me interesat e Rep. së Kosovës. Dhe sulmet seksiste dhe mizogjene kanë qenë të papranueshme për mua, por edhe për çdo grua që do të merrej me politikë”, tha ajo duke shtuar se këto sulme i dekurajojnë gratë tjera që të marrin pjesë në pozita udhëheqëse. /Telegrafi/