No menu items!

Sorensen: Takimi me Bislimin, në kuadër të përgatitjeve për një takim trepalësh, planifikojmë ta organizojmë së shpejti

dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun, Peter Sorensen njoftoi për takimin që e pati sot në Bruksel me zëvendëskryeministrin në detyrë të Kosovës, Besnik Bislimi.

Sorensen shkroi në X se takimi me Bislimin u zhvillua “në kuadër të përgatitjeve për një takim trepalësh” sot, i cili nuk u zhvillua.

Tha se diskutuan shumë çështje, ndërsa paralajmëroi një takim trepalësh “së shprejti”.

‘Prita Kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimi për një takim në kuadër të përgatitjeve për një takim trepalësh të Dialogut në Bruksel sot. Diskutuam për një gamë të gjerë çështjesh të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Planifikojmë të organizojmë së shpejti një takim trepalësh”, shkroi Sorensen.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.