No menu items!

Limaj i gatshëm për marrëveshje që zhbllokon Kuvendin, nuk pranon zgjedhje të reja

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të kontribuojë në ndërtimin e një marrëveshjeje politike që do të zhbllokonte situatën aktuale institucionale në Kosovë dhe do të krijonte stabilitet politik.

Në një njoftim publik pas takimit me përfaqësues të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) dhe organizatave të shoqërisë civile, Limaj theksoi se ngërçi institucional në Kuvend është i papranueshëm dhe çdo tentim për zgjedhje të reja si pasojë e dështimit për formimin e institucioneve do të ishte i dëmshëm për vendin.

“Demokracia nuk nënkupton shkatërrim institucional, por zgjidhje politike përmes marrëveshjes. Në emër të demokracisë nuk mund të justifikohet dëmtimi i interesit të vendit”, u shpreh Limaj.

Ai ritheksoi se Nisma Socialdemokrate ka ofruar partneritet brenda Kuvendit për të garantuar funksionalitet institucional.

“Qytetarët presin zgjidhje dhe qeverisje, jo krizë të përhershme. Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe lidership që merr përgjegjësi”, përfundoi Limaj./Telegrafi

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.