No menu items!

Nga Rukiqi te Rafuna, deputeti i LVV-së me akuza për politizim të Odës Ekonomike të Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se Oda Ekonomike e Kosovës është e ndikuar politikisht, duke përmendur disa deklarata të ish-krerëve të kësaj organizate lidhur me liberalizimin e tregut të energjisë.

Përmes një postimi në Facebook, Bajqinovci ka ironizuar me rolet e mëparshme dhe aktuale të përfaqësuesve të Odës, duke theksuar përfshirjen e tyre në politikë, përkatësisht në LDK dhe PDK.

“LDK e PDK me ndërrime në Odën Ekonomike të Kosovës”, shkroi ai.

Bajqinovci përmendi një deklaratë të vitit 2019 nga ish-kryetari i Odës, Berat Rukiqi i cili sipas tij kishte deklaruar: “Nëse deri më 1 prill nuk liberalizohet tregu i energjisë, shumica e bizneseve do të mbyllen.”

Bajqinovci thekson se sot narrativi është i përmbysur, kësaj here nga kryetari aktual i Odës, Lulzim Rafuna, i cili sipas Bajqinovcit ka qenë më parë kandidat për deputet nga PDK.

Nëse liberalizohet tregu i energjisë elektrike, shumica e bizneseve do të mbyllen”, citon ai Rafunën.

Deputeti i LVV-së shton se “Këta veç të pavarur nuk janë.”

Kjo deklaratë e tij vjen në kohën kur procesi i liberalizimit të tregut të energjisë në Kosovë ka nxitur debat të gjerë në opinionin publik, përfshirë edhe në mesin e bizneseve dhe komunitetit ekonomik. /Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.