No menu items!

Bomba në pako – porosia dyshuese që u kthye në alarm në stacionin e autobusëve në Gjakovë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme në stacionin e autobusëve në Gjakovë, ku një pako e dërguar me linjën e transportit është kthyer në alarm sigurie, pasi brenda saj u zbulua një mjet i dyshuar eksploziv.

Burime të Gazetës Sinjali mësojnë se rasti ka ndodhur më 2 qershor 2025, rreth orës 18:30, kur punëtorët e kompanisë së autobusëve “Kushtrimi NM” kanë njoftuar Policinë për një paketë të dyshimtë të cilën e kishin marrë nga një person i panjohur për ta dërguar në Prishtinë.

Pasi pakoja kishte arritur në stacionin e autobusëve në kryeqytet, askush nuk ishte paraqitur për ta marrë, dhe ajo ishte kthyer përsëri në Gjakovë. Në momentin që punëtorët kanë hapur pakon, kanë hasur në një mjet të dyshuar për bombë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore relevante dhe njësia e deminimit, të cilët kanë larguar me siguri mjetin e dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa personi që e dorëzoi pakon mbetet ende i paidentifikuar dhe në arrati.

Hetimet janë në zhvillim dhe rasti po trajtohet me prioritet nga njësitë e hetimit dhe krimeve të rënda.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.