No menu items!

Këta janë dy nga të arrestuarit në aksionin antidrogë në Prishtinë – të dyshuar edhe në rastin e drogës nga Turqia

Në kuadër të aksionit të gjerë antidrogë të zhvilluar sot nga Policia e Kosovës në disa qytete të vendit.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se në Prishtinë janë arrestuar dy persona të njohur për organet e ndjekjes: Lorik Tigani dhe Onur Vizdik.

Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se të dy të arrestuarit janë subjekt i hetimeve edhe në raste të tjera, përfshirë një çështje që lidhet me trafikim të substancave narkotike të ardhura nga Turqia.

Ata dyshohet se kanë qenë pjesë e një rrjeti të organizuar, i cili është nën vëzhgim prej kohësh nga njësitet e antidrogës.

Arrestimi i tyre është bërë në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë bastisjeve në lokacione të ndryshme në kryeqytet. Megjithatë, burimet e Sinjalit konfirmojnë se gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre nuk është gjetur asnjë provë e dyshimtë apo substancë narkotike.

Pavarësisht kësaj, të dy mbahen në ndalim, ndërsa po zhvillohen intervistimet dhe verifikimet e materialeve të sekuestruara në kuadër të hetimeve të vazhdueshme që lidhen me veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Aksioni antidrogë ka përfshirë sot Prishtinën, Pejën, Suharekën dhe Vitinë, ndërsa burimi fillestar i hetimeve është platforma e enkriptuar Sky ECC, përmes së cilës janë zbuluar komunikime të dyshuara kriminale.

Operacion i suksesshëm policor kundër narkotikëve dhe krimeve kibernetike

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.