Në seancën e sotme gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, përmes avokatit të tij, babai i saj ka ngritur një pyetje që tronditi sallën:
“Pse Naimi ka mundur të dalë me fëmijët nga vetura e Liridonës, ndërsa ajo jo?”
Në deklarimin e tij emocional, ai ka shtuar se edhe fëmijët, të tronditur nga ajo që kanë përjetuar, kanë bërë një pyetje të dhimbshme:
“Babi, pse e le hajnin me ia bë mamit bam?”
Pyetjet e babait dhe të fëmijëve nënvizojnë dhimbjen e thellë të familjes dhe ngrejnë pikëpyetje të reja për rrethanat e kësaj vrasjeje tragjike që tronditi opinionin publik./Raporto24/