No menu items!

Haradinaj: VV i ka 5 vota të AAK-së nëse kandidat për kryetar Kuvendi është Konjufca, Bogujevci ose Shqipe Selimi

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se LVV i ka pesë vota të AAK-së për kreytar të Kuvendit, nëse kandidat për këtë pozitë do të jetë Glauk Konjufca, Saranda Bogujevci ose Shqipe Selimi, shkruan Express.

Haradinaj ka thënë se janë në gjendje ta votojnë një kandidat nga VV që është unifikues.

“jemi në gjendje me e votu një kandidat në VV që është unifiikues. Kemi thënë se e votojmë Glauk Konjufcën, por edhe ndonjë tjetër. Jemi të varur nga Vetëvendosja”, ka thënë Haradinaj.

“Është e frikshme një qasje kaq indiferente. Q s’e gjejnë një kandidate që mbledh vota. Unë e them para qytetarëve të Kosovës, kemi dhanë Sarandën, Shqipen, dhe Glauk Konjufcën. Le ta nxjerrin njërin nga këta, i kanë pesë votat tona”, ka thënë Haradinaj në FRONTAL të T7.

Haradinaj ka deklaruar se këto pesë vota ia japin VV-së pa i kërkuar asgjë në këmbim./GazetaExpress/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.