No menu items!

Në këtë orar organizohet pritja e mysaferëve nga BIK-u

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinionin e gjerë se dita e parë e festës së Kurban-Bajramit është të premten, më 6 qershor 2025.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban-Bajramit, do të mbahet në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë.
Namazi i sabahut falet në orën 04:20.

Ligjëratën tematike kushtuar kësaj feste do ta mbajë dr. Besnik Llumnica – imam në Xhaminë e Bardhoshit, Prishtinë.
Namazi i Kurban-Bajramit falet në orën 05:35. Namazit do t’i prijë Hetem ef. Sopjani – kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban-Bajramit, do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.

Me rastin e festës së Kurban-Bajramit, ditën e parë, më 6 qershor 2025, Kryesia e BIK-ut, siç është traditë, organizon pritje urimi në selinë e Kryesisë, nga ora 09:00 deri në 12:00./Rapprto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.