No menu items!

Presidentja Osmani: Kurban Bajrami na fton të reflektojmë mbi vlerat njerëzore dhe të forcojmë mirëkuptimin

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë qytetarët, duke theksuar rëndësinë e kësaj feste në kultivimin e vlerave njerëzore dhe lidhjeve ndërnjerëzore

Në këtë ditë të veçantë, uroj që në secilën shtëpi të mbizotërojë gëzimi, shëndeti dhe dashuria. Qoftë kjo festë një burim frymëzimi për një të ardhme më të ndritur, me më shumë dhembshuri, mirësi dhe respekt të ndërsjellë”, u shpreh Osmani.

Ajo shtoi se Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat më të larta njerëzore dhe për forcimin e lidhjeve, dashurisë dhe mirëkuptimit ndërmjet nesh.

Në mesazhin e saj, Presidentja theksoi po ashtu se kjo festë shpërfaq shpirtin e solidaritetit dhe na kujton rëndësinë e sakrificës, përkushtimit dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit.

“Ju përcjell urimet më të përzemërta për paqe, harmoni dhe begati në çdo familje,” përfundoi ajo mesazhin e saj.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.