Në një akt të rrallë human dhe shpirtëror, pikërisht në ditën e Kurban Bajramit, familja Shala nga Prizreni ka falur gjakun e djalit të tyre, Geltian Shala, i cili humbi jetën në një aksident tragjik.
17-vjeçari Geltian Shala vdiq si pasojë e përplasjes mes një veture dhe një motoçiklete në fshatin Grazhdanik të Prizrenit. Ceremonia e faljes së gjakut u mbajt në shtëpinë e familjes Shala, në një atmosferë të thellë reflektimi dhe pajtimi.
Akti u arrit falë ndërmjetësimit të pajtimtarëve të njohur Fetah Bekolli dhe bashkëpunëtorit të tij Xhevat Kryeziu, me mbështetjen e imamit Qëndrim Gashi. I pranishëm në ceremoni ishte edhe