Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 16:00 në udhëkryqin e Hajvalisë, në rrugën “Nekipe Kelmendi” në Prishtinë.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku njëra prej tyre është veturë taksie. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipet e ndihmës së shpejtë,shkruan Raporto24
Mjekët e emergjencës u kanë dhënë ndihmën e parë personave të lënduar në aksident. Për momentin nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Raporto24 ju sjell pamje 👇