Një ngjarje e rëndë është bërë publike së fundmi, ku një vajzë 18-vjeçare nga Korça dyshohet se ka kryer një akt të rëndë hakmarrjeje, duke vrarë katër persona.
Sipas një rrëfimi të gazetarit Artan Hoxha
, viktimat përfshijnë edhe një person me ndikim të madh në Elbasan, i njohur si “i forti” i zonës. Motivi i dyshuar për këtë krim të rëndë është se e reja ishte përdhunuar nga këta persona, ngjarje që e kishte shkatërruar emocionalisht dhe e kishte shtyrë të merrte hak në mënyrë ekstreme.
Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet për këtë ngjarje, dhe hetimet për të vërtetuar rrethanat e sakta janë ende në zhvillim.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka hapur debat të gjerë për sigurinë, drejtësinë dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës seksuale në Shqipëri./Raporto24/
https://www.facebook.com/lolalbaniaa/videos/583212998143105/?app=fbl