No menu items!

Bajqinovci i gatshëm për t’i hyrë kandidaturës në Prishtinë: I kam mbi 10 mijë vota në kryeqytet

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka shprehur publikisht gatishmërinë për të hyrë në garën për kryetar të Prishtinës, nëse një vendim i tillë merret nga udhëheqësia e partisë.

Në një intervistë për “Blic Interview” me Astrit Gashin, Bajqinovci tha se ka mbështetje të konsiderueshme nga qytetarët e kryeqytetit, duke theksuar se është një nga deputetët më të votuar në listën e LVV-së.

“Unë është e vërtetë që i kam mbi 10 mijë vota në kryeqytet, dhe jam një prej 14 deputetëve më të votuar në LVV. Kam punu shumë në Prishtinë që të jem kritik ndaj keqqeverisjës së Përparim Ramës, ku e ka mbuluar me mbeturina dhe me gjëra të ndryshme. Nëse lideri dhe kryesia e partisë vendos që mund ti plotësoj kriteret që të jem kandidat për Prishtinë, po me kënaqësi do ta pranojna. Jam i gatshëm të jem kandidat për kryetar të Prishtinës dhe kam interes. Ka shumë emra në Prishtinë dhe të shohim tash kryesia e cila mendon më së miri se kush mund të ketë impakt që ta fitoj Prishtinën do të vendoset së bashku me liderin tonë”, tha ai

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.