No menu items!

VV zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Drenasit

Lëvizja Vetëvendosje sot e ka zyrtarizuar kandidaten për kryetare të komunës së Drenasit për zgjedhjet lokale.

Përmes një postimi në Facebook, VV ka zbuluar se Egzona Tërdevci do të jetë kandidate e VV-së për kryetare në Drenas për zgjedhjet lokale.

Kryetari i këtij subjekti, Albin Kurti ka marrë pjesë sot në takimin ku u zyrtarizua kandidimi i Tërdevcit.

Në këtë komunë kryetar momentalisht është Ramiz Lladrovci nga PDK.

Njoftimi i plotë:

Drenasi kërkon dhe meriton ndryshimin edhe në nivel lokal.

Me Egzona Tërdevcin kandidate për kryetare, fuqishëm drejt zgjedhjeve lokale edhe në Drenas!

Sot, në prani të kryesisë së qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Drenas, me pjesëmarrje të Kryeministrit Kurti, sekretarit organizativ Rama, koordinatorit të qendrave, deputetit Zyba, konfirmuam mbështetjen për nominimin e Egzona Tërdevcit si kandidate për kryetare të komunës së Drenasit.

Zëri i fuqishëm opozitar i Egzona Tërdevcit do të jetë zëri i alternativës së qeverisjes në të mirën e qytetarëve të Drenasit pas zgjedhjeve lokale.

Fryma e investimeve të qeverisjes qëndrore që janë bërë për Drenasin do të fuqizohet edhe më tej e do të zgjerohet edhe me nivelin lokal me qeverisjen e VETËVENDOSJE!-s.

Nga sot e përditë le të angazhohemi gjithandej lagjeve e fshatrave të Drenasit pa ndalur për fitoren e Lëvizjes që i duhet Drenasit e u duhet qytetarëve të saj.

Urime të gjithë aktivistëve e të gjithë qytetarëve të Drenasit! Na priftë e mbara!

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.