No menu items!

Pas aksionit simbolik, Koci thërret protestë me 9 qershor para Kuvendit

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci ka bërë të ditur se pas aksionit simbolik që mbajti të enjtën para Kuvendit, tani do të vazhdojë me protestë.

Ai ka bërë të ditur se protesta fillon me 9 qershor nga ora 10:45, para Kuvendit.

”Qëndrimi im do të jetë i pandërprerë gjatë gjithë javës – ditën dhe natën (flej para Kuvendit) – deri të premten, pas përfundimit të seancës.” ka shkruar Koci.

Koci ka bërë të ditur se kërkesa e vetme është: Funksionalizimi i Kuvendit.

Tutje, ai ka ftuar mediat që ta përcjellin këtë protestë publike.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.