No menu items!

OVL e UÇK-së reagon pas heqjes së flamurit të UÇK-së në stadium: Na dhemb zemra, oj nanë Shqipni

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar me shqetësim pas largimit nga stadiumi në Tiranë të flamurit UÇK. Përmes një postimi në rrjetet sociale, OVL e UÇK-së e ka quajtur këtë veprim një “therje në shpirt” për çdo familje dëshmori, luftëtar dhe qytetar që respekton sakrificën për liri.

Na dhemb zemra, oj nanë Shqipni,” thuhet në fillim të reagimit, ku theksohet se flamuri i UÇK-së nuk është thjesht një simbol, por përfaqëson gjakun e dëshmorëve dhe amanetin e tyre për liri. “Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë,” theksohet ndër të tjera.

Organizata u ka bërë thirrje institucioneve dhe shoqërisë që të tregojnë ndjeshmëri dhe kujdes, duke nënvizuar se çështja e flamurit të UÇK-së nuk është çështje politike, por e kujtesës historike dhe kombëtare.

“Nuk kërkojmë asgjë më shumë veçse respekt për ata që s’kërkuan asgjë, përveç lirisë sonë,” përfundon reagimi i organizatës, që vjen në një moment kur debatet për simbolet e luftës dhe vendin e tyre në hapësirat publike kanë marrë vëmendje të gjerë.

Flamuri i UÇK-së i ndaluar në Tiranë: Policia e shtetit largon flamurin nga stadiumi, por edhe një tifoz që kishte veshur një fanellë të tillë

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.