Ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, ka komentuar sfidat e rëndësishme që përballen ekipet kombëtare, duke theksuar se qasja ndaj tyre duhet të jetë sulmuese dhe me synim fitoren.
“Ndeshjet e tilla luhen për t’i fituar, jo thjesht për të mos i humbur,” u shpreh Mavraj, duke i dhënë mesazh qartë lojtarëve dhe stafit se përballjet e mëdha kërkojnë guxim dhe ambicie./Raporto24