No menu items!

Franco Foda paralajmëron se nuk do të ketë eksperimente në formacion ndaj Komoreve

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka dhënë sot (e diel) një konferencë për shtyp para ndeshjes miqësore që ‘Dardanët’ do ta zhvillojnë ndaj Komoreve.

Kosova do të luajë të hënën me fillim nga ora 19:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ndaj kësaj përfaqësuese.

Gjatë konferencës për shtyp Foda u pyet nëse në këtë sfidë do të ketë hapësira për Visar Bekajn dhe Meriton Korenicën.

Tekniku gjerman nuk preferoi që ta pohojë ose mohojë këtë, pasi tha se gjithçka do të vendoset në stërvitjen e fundit.

“Sot e kemi stërvitje përmbyllëse dhe do shohim cilët lojtarë do t’i angazhojmë. Do vendosim se kë do do ta nominojmë në formacion, mund të bëjmë ndryshim”.

“Nuk do të eksperimentojmë shumë pasi është ndeshja e fundit testuese para kualifikimeve për Botëror”, ka thënë Foda.

Kujtojmë se Kosova ditë më parë zhvilloi miqësoren e parë të këtij muaji ndaj Armenisë, të cilën e mposhtën me rezultat të thellë 5-2./Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.