Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se ka përfunduar operacioni emergjent i zhvilluar në Komunën e Kaçanikut, ku për fat të keq një person ka humbur jetën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të së dielës në afërsi të vendit të njohur si “Ura e Kaçanikut”, në autostradën “Arbën Xhaferi”. Viktima është një i ri nga Pozherani i Vitisë, Ideal Halabaku, i cili ka përfunduar poshtë urës dhe ka ndërruar jetë si pasojë e rënies,shkruan Raporto24
Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë bërë tërheqjen e trupit të pajetë në bashkëpunim me autoritetet përkatëse.
Shoqata ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e viktimës:
“Shprehim ngushëllimet tona të thella familjes së Ideal Halabakut për humbjen tragjike.”
Pamje nga vendi i ngjarjes tregojnë për një situatë të rëndë, ndërsa pritet të ketë më shumë informacione nga hetimet që po zhvillohen./Raporto24
Vdes tragjikisht në një aksident rrugor i riu nga Pozherani i Vitisë