No menu items!

OVL UÇK i dërgon letër Osmanit lidhur me vendimin për zgjatjen e mandatit të EULEX-it dhe Dhomave të Specializuara

OVL UÇK i është drejtuar me një letër presidentes Vjosa Osmani, për mandatin e EULEX dhe atë të Dhomave të Specializuara.

Dëshirojmë të dimë nëse është marrë vendimi për zgjatjen e mandatit dhe nëse ka pasur një shkëmbim të ri letrash me Përfaqësuesen e Lartë aktuale të BE-së, znj. Kaja Kallas, në lidhje me këtë vendim të fundit për mandatin e EULEX-it dhe Gjykatës Speciale”, thuhet në letrën dërguar Osmanit.

Letra e plotë:

E nderuar znj. Presidente Vjosa Osmani

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,ju drejtohet lidhur me vendimin e fundit për zgjatjen e mandatit të Misionit të EULEX-it në Kosovë dhe Dhomave të Specializuara, për një periudhë tjetër dyvjeçare (2025–2027), siç është raportuar publikisht nga mediat evropiane dhe vendore.

Jemi të vetëdijshëm se në të kaluarën një vendim i tillë është formalizuar përmes shkëmbimit zyrtar të letrave ndërmjet Jush dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së.

Dëshirojmë të dimë nëse është marrë vendimi për zgjatjen e mandatit dhe nëse ka pasur një shkëmbim të ri letrash me Përfaqësuesen e Lartë aktuale të BE-së, znj. Kaja Kallas, në lidhje me këtë vendim të fundit për mandatin e EULEX-it dhe Gjykatës Speciale.

Duke qenë se shumë nga bashkëluftëtarët tanë ndodhen aktualisht në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë, ne si organizatë jemi drejtpërdrejt palë e interesuar në këtë proces.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.