No menu items!

Arbër Zeneli, Vedat Muriqi, Albion Rrahmani – treshja e e het-trikëve për Kosovën

Kosova ka pasur fatin të ketë disa nga sulmuesit më të mirë në rajon, të cilët kanë arritur të shkëlqejnë duke realizuar het-trik për ekpin tonë.

Ky sukses i veçantë është arritur deri më tani nga tre lojtarë: Arbër Zeneli, Vedat Muriqi dhe Albion Rrahmani, edhe pse jemi ekip i ri

Foto:Blerim Uka

I pari që e bëri këtë ishte Arbër Zeneli, në nëntor të vitit 2018, kur shënoi tre gola ndaj Azerbajxhanit në një fitore 4-0, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Ky het-trik e ndihmoi Kosovën të sigurojë vendin e parë në grup dhe të ngjitet një nivel më lart.

Më pas, në mars të vitit 2025, Vedat Muriqi la gjurmë me het-trikun e tij ndaj Islandës, në një fitore 3-1 që e kualifikoi Kosovën në Ligën B të Kombeve.

Muriqi tregoi edhe një herë pse konsiderohet një nga sulmuesit më të frikshëm në rajon.

Sot, më 6 qershor 2025, Albion Rrahmani u bë lojtari i tretë që shënon het-trik për Kosovën. Ai realizoi tre gola në fitoren 4-2 ndaj Komoreve, në një ndeshje miqësore që i dha përzgjedhësit Franco Foda dhe tifozëve shumë shpresë për të ardhmen.

Me këtë paraqitje të shkëlqyer, Rrahmani konfirmoi formën e tij të lartë dhe ambicien për të qenë lider në sulmin e Kosovës.

FOTO: Blerim Uka (Raporto24)

Përveç het-trikëve të tyre, Muriqi gjithashtu mban rekordin si lojtari i vetëm që ka shënuar katër gola në një ndeshje për Kosovën, duke e bërë këtë arritje ndaj San Marinos. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.