“Ndeshja e Yjeve” – Kryetari Rama fton qytetarët në festën e Çlirimit të Prishtinës

Prishtinë, 10 qershor 2025 – Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook për organizimin e “Ndeshjes së Yjeve”, si pjesë e aktiviteteve për nder të Ditës së Çlirimit të Prishtinës,shkruan Raporto24

Në këtë aktivitet të veçantë sportiv, që do të mbahet nesër nga ora 20:00 në stadiumin e Kryeqytetit, do të marrin pjesë edhe futbollistët e njohur kosovarë Edon Zhegrova dhe Milot Rashica.

“Falënderojmë Edon Zhegrovën dhe Milot Rashicën, që gjithmonë janë të gatshëm të jenë këtu për Prishtinën dhe publikun e Kosovës,” ka shkruar Rama.

Sipas tij, kjo është vetëm një nga shumë ngjarje që organizohen për të shënuar këtë ditë historike për qytetin, duke theksuar rëndësinë e bashkimit, sportit dhe frymës së lirë që e karakterizon Prishtinën dhe qytetarët e saj.

Organizimi i “Ndeshjes së Yjeve” është bërë nga Drejtoria për Sport dhe Drejtoria e Kulturës e Komunës së Prishtinës, me mbështetjen e Kushtrim Mushicës dhe Sibel Halimit.

“Ftojmë të gjithë të bashkohen nesër në stadiumin e Kryeqytetit. Të festojmë bashkë këtë ditë historike,” përfundon postimi i kryetarit Rama./Raporto24/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU