No menu items!

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë veror, por pa nxehtësi ekstreme. Në disa zona do të fryjnë erëra të freskëta nga veriu, ndërsa temperaturat pritet të luhaten nga 28 deri në 31 gradë Celsius maksimalet.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Premten pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë veror, por pa nxehtësi ekstreme. Pasdite vonë në jug-juglindje të Shqipërisë dhe aty-këtu në perëndim të Maqedonisë së Veriut mund të ketë ndonjë zhvillim të rrebesheve të izoluara të shiut me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë, kryesisht në kodrina dhe zonat malore.

Fundjava vjen me diell dhe stabil. Në disa zona freskim (sidomos ato rurale) por pa reshje atmosferike. Në zonat urbane nxehtësi më shumë shkaku i betonit. Freskimi vjen nga erërat veriore.

Në bregdet nxehtë dhe stabil gjatë tërë fundjavës.

E diela më nxehtë dhe temperaturat pritet të arrijnë 30 përsëri, ndërsa të Hënën mbi 30 gradë Celsius./MeteoBallkan

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.