Sot, rep-artisti i njohur Getinjo feston ditëlindjen e tij të 34-të. Në këtë ditë të rëndësishme, nuk mungoi një urim i ndjerë nga një prej njerëzve më të afërt – vëllai i tij, Mozzik.
Përmes një fotografie të përbashkët, Mozzik shprehu emocionet dhe dashurinë për Getinjon me fjalë prekëse që nuk kanë lënë askënd indiferent.
Ai zgjodhi që këtë urim ta bëjë publik përmes një postimi, që menjëherë tërhoqi vëmendje dhe komente nga fansat, shkruan IndeksOnline.
“Mu m’ka beku Zoti me qenë vllai yt i vogël, e ty me të pas vlla të madh. 500 milionë shira i kemi kalu bashkë, kurrë pa u lagë. Unë nuk të lavdëroj nëpër Facebook-a e Instagrama, unë të lavdëroj te Zoti, që e falënderoj çdo ditë që ekziston ti. Najher ti m’thirr edhe “bir”, po jo n’sy e n’vesh t’prindërve, po nga koha e madhe e përbashkët që e shpenzojmë. Urime datëlindja, Kamërrloshi jem, 34 vjeç!
Paç shëndet e të mira gjithmonë, se i meriton të gjitha”, ishin disa nga fjalët e Mozzikut.