Ish-Zonja e Parë e SHBA-së, Michelle Obama, ka reaguar me një postim emocional në Instagram, duke hedhur poshtë zërat për një ndarje të mundshme nga bashkëshorti i saj, Barack Obama.
Me rastin e 24-vjetorit të ditëlindjes së vajzës së tyre më të vogël, Sasha, Michelle ndau me ndjekësit një fotografi familjare të veçantë, duke përcjellë një mesazh të dashur dhe të qartë për të gjithë.
Gëzuar ditëlindjen vajzës sime të ëmbël, Sasha! Nuk mund të besoj sa shpejt ka kaluar koha. Jam shumë krenare për gruan që je bërë. Të dua përgjithmonë!
Sasha, e cila ka përfunduar studimet në sociologji në Universitetin e Kalifornisë Jugore, aktualisht jeton në Los Angeles me motrën e saj më të madhe, Malian.
Ky postim vjen në një moment kur në media janë përhapur spekulime për një krizë martesore mes Michelle dhe Barack Obama.
Zërat nisën të qarkullojnë pas mungesës së Michelle në disa ngjarje publike të rëndësishme, përfshirë ceremoninë përkujtimore të ish-presidentit Jimmy Carter dhe inaugurimin e Donald Trump, çka u interpretua nga disa si shenjë distancimi.
Megjithatë, në një intervistë të fundit për podcast-in “The Diary of a CEO”, Michelle i përgënjeshtroi këto pretendime.
Po të kisha probleme me bashkëshortin, do ta kishin marrë vesh të gjithë
-u shpreh ajo me sinqeritet, duke shtuar se aktualisht po ndjek terapi për ta përballuar më lehtë një fazë të re të jetës.
Michelle pranoi se martesa me Barackun ka pasur sfidat e veta, por theksoi se lidhja e tyre mbetet e fortë dhe e qëndrueshme.
Bukuria e martesës sonë qëndron në faktin se asnjëri prej nesh nuk ka menduar ndonjëherë të dorëzohet. Thjesht nuk është në natyrën tonë. Unë e di këtë për të, dhe ai e di për mua. Nuk do ta ndërroja për asgjë. Ai është njeriu im.