No menu items!

Tensionet në Lindjen e Mesme! Presidenti i Iranit zotohet për përgjigje të ashpër ndaj sulmit izraelit

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit të tij, presidenti iranian tha se vendi do të “ndërmarrë masa të forta” kundër Izraelit. Masoud Pezeshkian i bëri thirrje publikut të bashkohet pas qeverisë së tij teokratike.

Republika Islamike e Iranit do t’i japë një përgjigje të ashpër, të mençur dhe të fortë regjimit pushtues”, tha ai, duke iu referuar Izraelit.

Kujtojmë se Izraeli deklaroi sot se  ka kryer sulme ajrore ndaj objekteve bërthamore iraniane dhe në pjesë të tjera në të gjithë Iranin, duke vrarë një gjeneral të lartë dhe dy zyrtarë të tjerë ushtarakë, dhe duke e rritur mundësinë për një luftë të përgjithshme midis dy vendeve rivale në Lindjen e Mesme.

Irani u përgjigj duke  lëshuar dhjetëra dronë dhe raketa ndaj objekteve izraelite. Ushtria e Jordanisë tha se ka rrëzuar disa prej tyre në hapësirën e vet ajrore.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.