No menu items!

Letër e hapur e Naim Hysenit: Koha për veprim të përgjegjshëm dhe lidership shtetformues

Gjermani 13 qershor 2025 – Naim Hyseni ka publikuar një letër të hapur drejtuar Kryeministrit Albin Kurti, në të cilën shpreh shqetësimin për krizën e thellë institucionale që po përjeton Kosova. Ai kërkon që qeveria të marrë hapa konkretë drejt zhbllokimit institucional dhe t’i japë prioritet interesit të qytetarëve.

“Pavarësisht shumicës parlamentare, ngërçi aktual po dëmton funksionimin e shtetit, moralin qytetar dhe partneritetet ndërkombëtare,” shkruan Hyseni, duke i bërë thirrje Kryeministrit që të tregojë vizion dhe bujari politike.

Në letrën e tij, Hyseni propozon që zonja Albulena Haxhiu të vijojë punën në sektorin e drejtësisë, ndërsa zonja Mimoza Kusari-Lila të konsiderohet si një kandidaturë përbashkuese për Kryetare të Kuvendit. “Ky do të ishte një hap konstruktiv që do t’i vinte opozitën para një akti të kryer – ta pranojë ose ta refuzojë një mundësi reale për zhbllokim,” thekson ai.

Hyseni gjithashtu e konsideron të papranueshme pritjen e gjatë për vendim nga Gjykata Kushtetuese lidhur me kërkesën e AAK-së, duke e cilësuar këtë si një faktor që rrit mosbesimin qytetar.

Ai e mbyll letrën me një apel për përgjegjësi shtetërore: “Mos lejoni që inatet politike të thellojnë krizën. Kosova është ndërtuar me gjak dhe sakrificë. Vendimet që merrni sot do të jenë dëshmi e përgjegjësisë suaj ndaj vendit.”

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.