No menu items!

Gjendja Politike në Kosovë – Institucionet në Pritje, Demokracia në Sprovë!

Kosova po kalon një nga momentet më delikate të saj politike në vitet e fundit. Pas mbajtjes së zgjedhjeve, vendi ende nuk ka arritur të konstituojë Kuvendin, duke e futur sistemin institucional në një ngërç të thellë e të pa parë deri më sot, paradoksale! Ky stagnim, përveçse pengon funksionimin normal të demokracisë parlamentare, ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe në imazhin e shtetit në arenën ndërkombëtare.

Në vend që të mbizotërojë vullneti qytetar dhe përgjegjësia politike, po shohim kalkulime të ngushta partiake. Mungesa e një Kuvendi funksional nënkupton mungesë të ligjeve të reja te cilat duhej te vinin, mbikëqyrje të kufizuar ndaj Qeverisë dhe një paralizë të plotë të agjendës reformuese.

Koha është që akterët politikë të tregojnë maturi, pjekuri dhe përgjegjësi para qytetarëve që u dhanë votën. Demokracia nuk duhet të përdoret si instrument për përfitime afatshkurtra, por si mekanizëm për të ndërtuar institucione të forta, transparente dhe funksionale.

Kosova ka nevojë për stabilitet, për institucione që funksionojnë dhe për udhëheqës që vënë interesin e vendit mbi gjithçka tjetër. Republika mbi të gjitha.

Alban Zeka, sociolog, njohës i çështjeve politike.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.